Seedorf trajner i Real Madridit? Flet holandezi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Seedorf trajner i Real Madridit? Flet holandezi

10:32 | 12 Shkurt 2019

Ylli holandez, Clarence Seedorf ka shprehur gatishmëri të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll Real Madrid.

Seedorf kishte drejtuar edhe skuadrën e Milanit për një gjysmë sezoni, ku ishte shkarkuar nga menaxhmenti i skuadrës për mungesë të sukseseve.

Por, holandezi shpreson se ka çfarë të jap për Real Madridin në cilësinë e trajnerit.

“Unë e konsideroj Real Madridin si shtëpinë time dhe unë do të isha dakord t’i trajnoja ata. Unë shpresoj se do të ketë një mundësi të re në të ardhmen”, ka thënë Seedorf, përcjell ORAinfo.

Kujtojmë se Seedorf karrierën më të mirë të tij si futbollist e kishte te Milani, por ai më parë ishte lojtar edhe i Real Madridit. /ORAinfo/

Komento: