Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Vjosa Osmani

16:59 | 22 Mars 2023

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Vjosa Osmani.

Anëtari i personelit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i presidentes Vjosa Osmani.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se FSK-ja e ka dërguar Isufin që të bëhet pjesë e zyrës së presidentes Osmani pas kërkesës së saj.

Osmani, duke i uruar mirëseardhje Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Komento: