Sejdiu flet për dialogun me Serbinë, thotë se e do LDK-në pjesë të tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sejdiu flet për dialogun me Serbinë, thotë se e do LDK-në pjesë të tij

20:48 | 23 Dhjetor 2018

Ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka folur për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mendon se LDK ka nevojë të rikthehet në identitetin e saj të mëparshëm.

“Kemi dëgjuar lloj-lloj sloganesh se po ndërtojmë Lidhjen Demokratike të re që nënkupton ën esencë dhe nganjëherë brishtësinë që ka ndodh një shkëputje nga tradita’, tha Sejdiu për Klan Kosova.

Sejdiu nuk pajtohet as me qëndrimet e LDK’së për mos-përfshirje në ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

“LDK’ja s’duhet të humb asnjëherë shansin e vetë që të jetë prijetare në procese të ëmdha”, theksoi ai.

Komento: