Fatmir Sejdiu ka dështuar që të marrë besimin e delegatëve për të kandiduar për kryetar të LDK-së.
Ish-kryetari i LDK-së dhe njëherit pretendent për të kandiduar për të parin e LDK-së për këto zgjedhje Fatmir Sejdiu është shprehur se ka pasur padrejtësi në Kuvendin Zgjedhor.
Sejdiu tha se ka pasur pamundësi të konkurrencës me Isa Mustafës.
“Frikë dhe pamundësi e drejtpërdrejtë për të hyrë në garë me Isa Mustafën. Delegatët nuk kanë guxuar të votojnë, janë kërcënuar me punë dhe ekzistencë”, ka thënë Sejdiu.
“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kamë provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin kondensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”, ka ka thënë Sejdiu.