Sejdiu komenton deklaratën e Ministrit të Financave për ulje të papunësisë

22:29 | 14 Maj 2020

Dardan Sejdiu ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit për ulje të papunësisë.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka komentuar deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, për ulje të papunësisë.

Bislimi kishte thënë se numri i papunësisë në Kosovë është në nivelin më të ulët prej vitit 1999.

Bislimi kishte thënë se numri i kompanive që po regjistrojnë puëntorët pas shpalljes së Pakos Emergjente është rritur.

Për deklaratën e tij ai kishte marrë kritika.

‘’Ekziston një tendencë me i keqkuptu njerëzit”, thotë Sejdiu.

‘’Ato që ka dëshiruar të thotë ai në terma formal, sic e kuptoj unë, nuk e ka bërë prej mosdijes apo me qëllim’’, shton ai.

“Por duhet ditur se kur je në pozitë zyrtare nuk ak përdorim të sarkazmës. Besnikun e njoh se e kemi punuar së bashku planin për ekonomi në VV. Ka qenë edhe në komuna të Prishtiëns si drejtor i Financave. Është shumë i përgatitur”, përfundon Sejdiu.

Komento: