Mike Pompeo ka thënë se ushtria amerikane mund të ndërhyjë në Venezuelë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë gjatë një interviste televizive të mërkuren se SHBA-ja është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht, për të frenuar trazirat në Venezuelë.
“Aksioni ushtarak është i mundur. Nëse një gjë e tillë lypset, atëherë SHBA-ja do ta bëjë atë gjë”, ka deklaruar Pompeo, gjatë një interviste për rrjetin “Fox”, ndonëse ka shtuar se SHBA-ja do të preferonte një bartje paqësore të pushtetit në Venezuelë, transmeton Koha Ditore.
Ai të mërkuren pritej të bisedonte me homologun e tij rus, rreth tensioneve të shkaktuara nga gjendja politike në Venezuelë, është bërë e ditur prej zyrtarëve amerikanë. Pompeo të marten e kishte akuzuar Rusinë se kishte ndërhyrë, teksa presidenti venezuelas, Nicolas Maduro po përgatitej të largohej nga shteti, duke e penguar një gjë të tillë, me gjithë thirrjet e opozitës dhe rrëmujën në shtetin venezuelas.