Sekretari Blinken uron Shqipërinë

11:38 | 28 November 2024
sekretari-blinken-uron-shqiperine

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Shqipërinë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka thënë se marrëdhënia e ngushtë midis Amerikës dhe Shqipërisë është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”, ka thënë Blinken, bën të ditur Ambasada e Amerikës në Tiranë në një postim në “X”.

Image

 

 

Komento: