Sekretari Blinker letër Kurtit: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë

14:25 | 08 Prill 2021

Blniken letër Kurtit: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka shkruar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në të cilën i ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë pa vonesa, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i politikës së jashtme të SHBA”së ka thënë se qendër e marrëveshjes me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën drejt BE’së.

Letra u është dërguar mediave nga zyra për media e Kryeministrisë.

Komento: