Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pret Kurtin në takim, diskutohet çështja Kosovë-Serbi

16:35 | 31 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Britani të Madhe.
Me këtë rast, Kurti është takuar me eurodeputetin dhe Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly
.

Cleversy ka njoftuar për takimin që pati me Kurtin, ku tha se diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve.

“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve. Marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata”,shkroi ai.

Komento: