Ndërkombëtarët po kërkojnë të kthehet stabiliteti në Kosovë.
Pas bisedës që pati me presidentin e Serbisë, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur vet Stoltenberg me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.
Stoltenberg ka thënë se temë diskutimi ishte pikërisht situata në veri të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga Kosova e Serbia që menjëherë të shtensionojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut.
“Kam folur me Vuçiq dhe Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruajtur Stoltenberg