Sekretari i NATO’s njofton për takimin me Vuçiq, tregon se ka kërkuar llogari për sulmet ndaj KFOR dhe Banjskën

23:56 | 03 Tetor 2025
Sekretari i NATO’s njofton për takimin me Vuçiq, tregon se ka kërkuar llogari për sulmet ndaj KFOR dhe Banjskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rutte tha se biseda ishte e fokusuar në bashkëpunimin mes NATO-s dhe Serbisë, si dhe në rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj trupave të KFOR-it dhe Banjskën.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, shkroi ai.

Komento: