Sekretari i përgjithshëm i VV-së, Alim Rama këtë të hënë tha se draft-statuti për Asociacionin është i papranushëm.
“Ai statut i prezantuar atje i cili është refuzuar, aty s’ka pasë asnjë nen ku përmendet Republika e Kosovës. Ose ku vendoset ai statut, d.m.th në bazë të atij statuti është me u kriju një entitet i cili nuk është as në Kosovë, as në Serbi ose më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Është fashiste! Dhe mundet me qenë çfardo qoftë, nuk i shkon parimeve të dialogut, është shumë më rëndësi ta di për çka është dialogu”, tha ai një tryezë në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”./RTV21