Sekretari i Shtetit të ShBA-së: Jemi në koordinim të ngushtë me aleatët për situatën në zhvillim në Rusi

15:35 | 24 Qershor 2023

Blinken: Jemi në koordinim të ngushtë me aleatët për situatën në zhvillim në Rusi.

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ka treguar se ka folur me ministrat e jashtë të G7 dhe Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shkas për këtë është situata e fundit në Rusi dhe sulmet e kritikat e presidentit rus, Vladimir Putin me drejtuess të grupit mercenar, Wagner.

“Shtetet e Bashkuara do ë jenë ngushtë në koordinim me aleatët dhe partnerët, kur situata vazhdon të jetë në zhvillim e sipër”, ka shkruar Blinken.

Komento: