Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën.
Në një njoftim të lëshuar në Instagram, Vuçiq është shprehur i lumtur për Vatikanin në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“E vlerësojmë lart qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë, i cili bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Derisa, ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi “çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të serbe dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë”. /Klankosova.tv