Sekretari Organizativ i AAK-së: Sot ushtarëve të Kosovës, iu shërbye buka e mykur

13:08 | 06 November 2024
sekretari-organizativ-i-aak-se:-sot-ushtareve-te-kosoves,-iu-sherbye-buka-e-mykur

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla thotë se sot i shërbyer buka e mykur ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan

Ai ka publikuar dëshmi ku shihet buka e mykur ndërsa datë skadence ka ditën e sotme (06.11.2024).

Syla  fton Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me ata, siç thotë Syla “që janë të përfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”

“Kjo copë buke sot i është servuar ushtarëve të Republikës se Kosovës në njëren prej kazermave në Gjilan. Prej dy muajsh djem dhe vajzat të cilët kanë përgjegjësi janë të uritur dhe kequshqyer sepse zyrtar të lartë të shtetit të udhëhequr nga regjimi i Albin Kurtit kanë zgjedhur të vjedhin para se të kujdesen për mirëqenien e ushëtarëve të vendit tonë. Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata  që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”, shkruan Syla.

 

 

 

Komento: