Sekretarja e Jashtme britanike: Perëndimi nuk veproi mjaftueshëm herët ndaj kërcënimit rus

16:57 | 07 Mars 2022

Truss: Perëndimi nuk veproi mjaftueshëm herët ndaj kërcënimit rus.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se Perëndimi nuk ka vepruar mjaftueshëm herët ndaj kërcënimit rus.

“Realiteti është se presidenti Putin nuk i mori mjaft seriozisht kërcënimet e parandalimit”, u shpreh ajo.

Me pushtimin e Ukrainës, Truss tha se Rusia kishte shkatërruar arkitekturën e sigurisë së Evropës, raporton BBC, transmeton Klankosova.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është që ne duhet të forcojmë veçanërisht krahun lindor.Ne kemi vendosur tashmë më shumë trupa në Estoni, por ka shumë për të bërë. Ne duhet të jemi seriozë në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes”, u shpreh tutje ajo.

Komento: