Sekuestrohen 6.1 kilogram ari pa dokumente në Pejë

12:48 | 06 October 2022

Dogana sekuestron 6.1 kg ari pa dokumente në Pejë.

Dallaveret nuk kanë të ndalur as ne sektorin e arit, ku jo rrallë herë këto biznese nuk kanë dokumentacion për arin që shesin.

Një rast ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një qytetari iu gjet sasi e arit pa mbulesë. E pas kësaj dogana e policia e kanë zbarkuar në Pejë ku kanë konfiskuar rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

Dogana njofton se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore .

Njësitet e Doganës kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.

Dogana njofton se në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Komento: