Sekuestrohen armët e dy të dyshuarve për gjuajtje në Prishtinë, arrestohet njëri

09:14 | 13 Janar 2024
sekuestrohen-armet-e-dy-te-dyshuarve-per-gjuajtje-ne-prishtine,-arrestohet-njeri

Janë sekuestruar armët e dy të dyshuarve për gjuajtje në Prishtinë më 1 janar të këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe njëri nga ta është arrestuar, ndërkaq tjetri nuk është gjetur në shtëpi dhe nuk është paraqitur sipas ftesës në polici.

“Prishtinë 12.01.2024,09:00. Më datën e lartcekur është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit  mashkull  kosovar pasi që dyshohet se më  01.01.2024 kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, kal.7.62 mm me karikator pa fishek. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Prishtinë   12.01.2024-10:00. Më datën e lartcekur është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit  mashkull  kosovar pasi që dyshohet se më  01.01.2024 kishte  shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit AK-47,kal.7.62 mm me dy karikatorë pa fishek. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi dhe nuk është paraqitur sipas ftesës në polici”, thuhet në raportin e policsë./Front Online

Komento: