Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prizrenit, dy të ndaluar – një në kërkim

11:56 | 02 Dhjetor 2025
Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prizrenit, dy të ndaluar – një në kërkim

Policia ka sekuestruar katër armë zjarri në rajonin e Prizrenit gjatë javës së fundit.

Sipas njoftimit, dy u sekuestruan në Prizren derisa dy të tjera në Suharekë. Veprimet policore janë realizuar mbi bazë të informacioneve operative dhe monitorimit të rrjeteve sociale, ku të dyshuarit janë parë duke poseduar apo përdorur armët.

Rasti më i fundit u shënua më 1 dhjetor, kur policia identifikoi dy persona të dyshuar nga një videoregjistrim në malet e Pashtrikut. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej tyre u gjet një armë-pushkë automatike.

Lidhur me rastin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë, ndërsa një i tretë mbetet në kërkim.

Kundër të dyshuarve vazhdojnë hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Komento: