Sekuestrohen katër armë zjarri, tri prej tyre u përdorën dhe ekspozuan në rrjete sociale

11:43 | 26 Shtator 2023
sekuestrohen-kater-arme-zjarri,-tri-prej-tyre-u-perdoren-dhe-ekspozuan-ne-rrjete-sociale

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit  policor, Veriu dje kanë sekuestruar  katër armë zjarri, tri nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe  ekspozuar në rrjete sociale, ndërsa një është sekuestruar në shkollë.

Operacioni i parë policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve  dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici 5 personat të cilët kishin postuar në rrjete sociale fotografi dhe video duke shtënë me armë zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar përveç rastit shkaktim i rrezikut të përgjithshëm është  iniciuar rast për posedim të paautorizuar  dhe  përdorim të armës.

Ndërsa sekuestrimi i dytë i një arme me gas (pa municion), është bërë në një shkollë, ku është arrestuar një person.

Personi i dyshuar (i mitur), pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: