Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri

09:10 | 02 Dhjetor 2023
sekuestrohen-rreth-270-kilograme-mish-te-pa-perdorshem-ne-kufirin-kosove-shqiperi

Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm.

Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i pa përdorshëm.

Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt./Front Online

Komento: