Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës

10:19 | 24 Shtator 2024
sekuestrohen-tri-arme-zjarri-ne-llapashtice-te-poshtme-te-podujeves

anë sekuestruar tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person, tashmë i dyshuar, kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri dhe municion, në fshatin Llapashticë e Poshtme”.

Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri”.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar: E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamje nga policia.
 

Komento: