Sekuestrohet në Prishtinë vetura prej 20 mijë eurove, kërkohej nga Interpoli i Spanjës

09:50 | 10 Nëntor 2026

Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpol-Spanja është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti ishte raportuar më 6 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 9 nëntor vetura është gjetur dhe sekuestruar nga organet kompetente.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë zhvilluar nën dyshimin për mashtrim.

Komento: