Sekuestrohet në Vermicë vetura Land Rover, e vjedhur në Itali në vitin 2019

09:47 | 24 Korrik 2022

Një shtetas i Shqipërisë me inicialet G.H është ndaluar me veturën Land Rover, derisa hynte nga Shqipëria për në Kosovës dhe gjatë kontrollimit dhe numrit identifikues të veturës, është konstatuar se ajo ishte e vjedhur.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, kanë bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.

“Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lënda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Komento: