Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.
Sipas komunikatës, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.
Personat e dyshuar:
• G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
“Ata janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.