Sela për deklaratën e Kurtit: Shqip u godit gjuha shqipe, uroj të jetë një lajthitje momenti

08:08 | 19 November 2024
sela-per-deklaraten-e-kurtit:-shqip-u-godit-gjuha-shqipe,-uroj-te-jete-nje-lajthitje-momenti

Në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se iu rikthye ndjesia e keqe që kishte, në periudhën e diferencimeve politike të pasviteve 1981 që siç thotë, kryefjala e lajmeve niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar.

Sela tha se, dje gjuha shqipe u godit shqip dhe uroi që, kjo të jetë një lajthitje momenti.

“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!

Komento: