Seldi ka treguar mesazhet që ka marrë pas ndarjes nga Mimoza Shkodra
Historia e Seldit dhe Mimoza Shkodrës vazhdot të mbetet ndër më të përfolurat edhe pse ka kohë që ka përfunduar.
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtari u pyet sesi po i pret ai reagimet e njerëzve.
“Me këto komentet dhe pak do më futen njerëzit në krevat. Na e shpifën. Më vijnë me qindra mesazhe. Ishte njëri që më shkruante: ‘Si ka mundësi që e ke lënë gjithë atë gocë? Si u ndave, nuk të vjen turp?’, madje kaloi në ofendime të rënda.
Dhe unë ia ktheva: ‘Të keqen vëllai, meqë e do kaq shumë, merre ti’”, u shpreh duke qeshur Seldi.
Ndërsa u pyet nëse e ka kaluar fazën e ndarjes, këngëtari tha:
“Unë e kam kaluar me kohë, por se kanë kaluar njerëzit”.