Selektori i Maqedonisë së Veriut, Goran Angelovski ka thënë se ndeshja me Kosovën është historike për vendin e tyre, që synojnë për herë të parë kualifikimin në një turne madhor.
Angelovski në konferencën për shyp ka folur për rëndësinë e ndeshjes dhe ardhjen e sulmuesit me përvojë të madhe, Goran Pandev nga shteti italian.
“Ardhja e Pandevit në këto rrethana tregon se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për të. Ardhja e tij në Shkup tregon se asgjë nuk mund ta ndalë atë për të ardhur për këtë ndeshje. I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ardhjen e tij. Shteti ynë po e pret këtë mundësi për kualifikim që 30 vite”, shtoi ai.
Kombëtares maqedonase do t’i mungojë mesfushori i Napolit, Elif Elmas, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk ka udhëtuar fare t’iu bashkuar skuadrës.
Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të zhvillohet më 8 tetor në stadiumin “Tose Posheski” në Shkup.