Selim Pacolli flet për kundërkandidatët për kryetarë të Prishtinës: “Do të jemi befasia e zgjedhjeve” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Selim Pacolli flet për kundërkandidatët për kryetarë të Prishtinës: “Do të jemi befasia e zgjedhjeve”

23:22 | 21 Qershor 2021

“Do të jemi befasia e zgjedhjeve” – Selim Pacolli flet për kundërkandidatët për kryetarë të Prishtinës.

Kandidati i AKR’së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ka dhënë detaje rreth planeve që ka ai për qeverisje në kryeqytet. Pacolli i cili aktualisht është nënkryetar i Shpend Ahmetit ka folur edhe për gjendjen aktuale në komunë.

“Nuk është keq, por ne nuk mundemi edhe të mburremi”, tha Pacolli në emisionin “DPT e Fidani”.

“Pasi Prishtina duhet me u ndërtuar shumë dhe ne nuk kemi mundur të investojmë në infrastrukturë”, shtoi ai.

Pacolli ka folur edhe rreth kundërkandidatëve të tij për kryetarë të Prishtinës.

Ai nuk e sheh Daut Haradinajn si kryetar në kryeqytet dhe për këtë ka disa arsye.

“Dikush mund të ketë edhe zili ai (Shpend Ahmeti) është student i Harvardit por edhe ai ka pasur çalime në punën e tij. Haradinajn e vlerësoj, ka vlerat e veta e sidomos në fushën ushtarake, ka qenë deputet dhe nuk shoh diçka e cila nuk ecën. Është një pengesë së Daut Haradinaj nuk është i Prishtinës. Nuk pres ndonjë mundësi që ai mund të jetë kryetar i Prishtinës”, tha Pacolli.

Ndërkohë kandidatin e LDK’së Përparim Ramën e ka quajtur “arkitekt të zoti”.

Arben Vitia përmendet si kandidat i mundshëm i VV’së për kryetar të Prishtinës. Por çka thotë Selimi për Ministrin e Shëndetësisë.

“Kam pas rast të punojmë në komunë afërsisht dy vjet. Arbeni është një djalë i urtë, i vyshëm e i sinqertë. Por e kam një dyshim, sa është i gatshëm me i çua gjërat përpara pa e pas dikë prapa me shty”, shpjegoi Pacolli.

Ndërsa komente pati edhe për Uran Ismailin, kandidatin e PDK’së.

“Urani ka pasur sukses i Ministër i Shëndetësisë. Është djalë i mirë, djalë urban”, theksoi Pacolli.

Pacolli mendon se AKR do të jetë befasi në zgjedhjet e tetorit.

Komento: