
Ka nisur seanca për votimin e mocionit të ngritur nga LDK për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu drejtuar LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nismës, u ka thënë se kurrë Vetëvendosjen s’mund ta mposhtin.
“Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiq. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Selimi, tranmseton Koha.
Selimi tha se në kohën kur e gjithë bota po lufton ndaj pandemisë COVID-19, këto parti po luftojnë për pushtet.