
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi ka reaguar për vdekjen e Matrti Ahtissarit.
Ai vdekjen e Ahtissarit e konsideron lajm të hidhur pas thotë se Kosova ka mjaft histori me të.
“Ai mund të konsiderohet si një nga themeluesit e Republikës sonë, së bashku me komandantët e UÇK-së dhe veprimtarët e LDK-së. Plani i Ahtisaarit ishte plani i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Selimi në platformën X.
Selimi thotë se ka pasur plot histori me Ahtisaari. E ara sipas tij ishte kur i kishte vetëm 20 vjeç.
“Isha vetëm 20 vjeç kur e vizitova për herë të parë në zyrën e tij presidenciale në Helsinki. Disa muaj më vonë shërbeva si anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit Balkan Children & Youth, të cilin ai e drejtoi. Ahtisaari shkroi edhe letrën rekomanduese për studimet e mia Master. Më vonë u takuam shumë herë, dhe ai nuk pushoi së interesuari apo pyetja për Kosovën, edhe pse vazhdoi të punonte në trajtimin e sfidave të tjera globale”, ka shkruar Selimi.
Madje Selimi e ka shpërndarë edhe një anekdotë të preferuar në të cilën përfshihet vet Ahtissari. “Kur Ahtisaari u pyet nëse Serbia duhet të mbajë njëfarë sovraniteti mbi Kosovën- “Nëse një hajdut vjedh portofolin tuaj, ju nuk kërkoni gjysmën e parave, ju dëshironi që portofolin tuaj të kthehet dhe hajduti të dënohet”, do të thotë Serbia humbi çdo të drejtë për shkak të kriminalitetit të veprave të kaluara”, ka shkruar Selimi.