Selimi: Për herë të parë që nga ’99-a, rritja ekonomike e Kosovës nën mesataren e Ballkanit Perëndimor

21:05 | 06 October 2022

Pas parashikimit të Bankës Botërore për rritje më të ulët ekonomike për vitin 2022 krahasuar me parashikimin e qershorit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, rritja ekonomike e Kosovës është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor.

Përderisa Banka Botërore parasheh rritje prej 3.1% të ekonomisë së Kosovës për vitin 2022, parashikimi për rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është 3.4%.

“Jo mirë. Banka Botërore ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës. Për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, Ekonomia zhvillohet më ngadalë se mesatarja e rritjes së Ballkanit Perëndimor. Rritja regjionale e ekonomisë për Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë 3.4% për vitin 2022”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Banka Botërore ka rishikuar një rënie në projeksionin e saj të fundit për rritjen ekonomike të Kosovës. Ndryshe nga projeksioni i qershorit kur parashikohej rritje prej 3.9%, tani parashikimi është që rritja ekonomike e Kosovës të jetë 3.1%.

Komento: