Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi të bërë në platformën ‘‘X’’, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse s’ia ka përmendur emrin, për qasjen e saj ndaj shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Selimi ka thënë se në Kosovë është një parti që s’e ka njoft shtetin, flamurin e as himnin.
Pos kësaj, ai ka thënë se e njëjta parti ka përdor dhunë kundër institucioneve.
‘‘Është një parti në Kosovë që s’e ka njoft shtetin, flamurin, himnin; poashtu ka përdor dhune kunder institucioneve, policisë dhe kundershtareve politik, perfshi eksplozive.
Ja qe besa, me 2021 e paten marre edhe kryeministrinë, Kuvendin dhe presidencën në dorë’’, ka shkruar ai.
Është një parti në Kosovë që s’e ka njoft shtetin, flamurin, himnin; poashtu ka përdor dhune kunder institucioneve, policisë dhe kundershtareve politik, perfshi eksplozive.
Ja qe besa, me 2021 e paten marre edhe kryeministrinë, Kuvendin dhe presidencën në dorë. pic.twitter.com/BcYdxnBGLk— Petrit Selimi (@Petrit) December 24, 2024