Selimi tregon nëse VV-ja dhe LDK-ja po bashkohen në një koalicion – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Selimi tregon nëse VV-ja dhe LDK-ja po bashkohen në një koalicion

23:53 | 06 Shkurt 2019

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka folur rreth platformës së përbashkët që kanë hartuar VV-ja dhe LDK-ja, lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.

Selimi është pyetur nëse VV’ja dhe LDK’ja po shkojnë drejt bashkimit në një koalicion për zgjedhjet e ardhshme në vend.

“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për atë punë”, është përgjigjur Selimi.

“Është bashkëpunim opozitar në Kuvendin e Kosovës. Kaq”, është shprehur më tej ai.

“Është herët të flasim për këto gjëra”, ka thënë ai, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm me LDK’në e Isa Mustafës.

Komento: