‘Selin’ mori lajmin më të mirë që kur humbi nënën

13:51 | 10 March 2019

Hande Ercel është një prej aktoreve më të njohura të kinematografisë turke.

Me rolet e saj ajo arriti të jetë shumë e suksesshme si në publikun turk ashtu edhe në atë të huaj, përcjell ORAinfo.

Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e ‘Selinit’ në serialin e njohur, ‘Vajzat e diellit’.

Ajo para pak muajsh humbi nënën dhe kjo ka bërë që ajo të largohet pak nga jeta e saj si artiste.

E këto ditë ajo është përzgjedhur si një ndër 10 femrat më të bukura në të gjithë botën./ORAinfo/

Komento: