Selin në pritje të ëmbel? Ky imazh me Gimbon ‘trazon’ rrjetin

14:59 | 12 Tetor 2026

Selin ka publikuar një fotografi të ëmbël me Gimbon, ku dyshja shfaqen para pasqyrës në një moment mjaft të afërt.

Gimbo shihet duke e puthur Selinën në faqe, ndërsa të dy duken të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Çifti i njohur nga BBVA vazhdon të ndajë momente të bukura me ndjekësit, duke treguar edhe anën e tyre më romantike.

Fotografia e publikuar nga Selin sjell një tjetër moment të këndshëm nga përditshmëria e çiftit, që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre.

E ajo qe bie në sy është vendosja e duarve mbi barkun e Selin. A është ky një paralajmërim se çifti po bëhen prindë për herë të parë.

Komento: