Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

23:58 | 18 Prill 2026

Finalja e Big Brother VIP Albania po sjell rrëfime emocionale nga finalistët, teksa Selina ka ndarë disa fjalë të veçanta për DJ Gimbon.

Ajo u shpreh se rrugëtimi i saj drejt finales është lehtësuar shumë edhe falë tij, duke e falënderuar për mbështetjen dhe afërsinë gjatë gjithë eksperiencës në shtëpi.

Selina theksoi se gjithçka mes tyre nisi si një shoqëri e sinqertë, por me kalimin e kohës u kthye në një ndjenjë më të thellë, duke e përshkruar si një histori që përfundoi në dashuri,shkruan Kosovarja.

Komento: