“Selini” martohet me këngëtarin e njohur 10 vjet më të vjetër

08:24 | 29 Maj 2020

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel dhe i dashuri i saj këngëtari turk Murat Dalkiliç kanë vendosur që dashurinë e tyre disa vjeçare ta kurorëzojnë me martesë.

Siç raportojnë mediat turke çifti do martohet në javën e dytë të korrikut.

Raportohet se dasma e tyre do të mbahet në Stamboll dhe se aktorja ka kërkuar që ceremonia të jetë e thjeshtë dhe vetëm me familjarët e tyre.

26 vjeçarja dhe 36 vjeçari pas një ndarje për 8 muaj vitin e kalua ata janë bashkuar në muajin gusht, shkruan rtv21.

Kujtojmë se Hande Erçel u bë e njohur për publikun shqiptarë me rolin e “Selinit” në serialin shumë të shikuar “Vajzat e diellit”, i cili është transmetuar në televizionet tona.

Komento: