Ajo është njëra ndër aktoret më të pëlqyera të publikut.
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar
“Vajzat e diellit”, në muajin janar aktores, i ka vdekur nëna pas një sëmundje të rëndë që asaj iu kishte lajmëruar në muajin shtator.
Gjatë kësaj periudhe aktorja ka qenë shumë pasive në rrjetet sociale kështu duke mos publikuar as një fotografi të vetme. Kurse, para dy dite Hande ka vendosur që të realizoj një fotosesion të ri në të cilin shfaqet shumë ndryshe nga herat tjera.
Disa prej këtyre fotografive aktorja i ka realizuar bardhë e zi, teksa ka përdorur shumë pak grim.