‘Selinit’ i ndodh diçka e keqe në jetën reale

11:39 | 25 December 2018

Është ndër aktoret me të pëlqyera në Turqi.

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, është ndarë nga i dashuri i saj.

Hande ka qenë në lidhje disa vjeçare me këngëtarin e njohur, Murat Dalkılıç, mirëpo sipas mediave turke

“Selini” tani është ndarë nga i dashuri, shkruan rtv21.

Si Hande ashtu edhe Murati në rrjetet sociale kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta si dhe kanë shlyer njëri- tjetrin nga lista e miqve të ndjekur.

Roli i Handes si “Selin” në serial ka të bëjë me një vajzë e cila vjen për të jetuar në Stamboll nga Izmiri, ku mundohet që t’i përshtatet shoqërisë së re.

Në serial aktorja është në rolin e protagonistes ku ka një motër binjake që kanë dallime të shumta në mes vete.

Komento: