Selmanaj ‘godet’ Veselin, e akuzon se ai e largoi nga puna

23:39 | 06 March 2019

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka drejtuar disa akuza ndaj Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Ai më parë ishte pjesë e Instituti Demorkatik i Kosovës (KDI) akuzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se e ka larguar atë nga organizata KDI.

Ai tha se Veseli e kishte kushtëzuar që të zgjidhte mes fjalës publike dhe Kuvendit.

“Unë mes punës sime dhe fjalës publike e kam zgjedh fjalën publike, jam largu prej KDI-së kush s’më ka largu, asnjë cent keqpërdorim në jetën time ndaj askujt, për shkak të Kadri Veselit jam detyru me dal prej punës.”, tha ndër tjerash Selmanaj.

Këto deklarata ai i bëri pasi që i ftuari tjetër në “Click”, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se Selamanaj ishte larguar nga KDI për shkak të keqpërdorimeve.

Komento: