Selmanaj: Jam i bindur që në skandalin e ambalazhuesve të ujit është i përfshirë edhe Kurti

13:38 | 16 October 2024
selmanaj:-jam-i-bindur-qe-ne-skandalin-e-ambalazhuesve-te-ujit-eshte-i-perfshire-edhe-kurti

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot Naser Hafizi është përdorur vetëm si instrument nga siç e ka quajtur ai skema korruptive lidhur me çështjen e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Ai ka thënë se ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka tentuar që të kamufloj rastin.

“Unë e kam thënë në këtë Kuvend dhe u kam bërë thirrje organeve të drejtësisë që të vihen në lëvizje, sepse e kemi një skemë të organizuar korruptive me elemente shumë të qarta kriminale dhe ashtu doli. Liburn Aliu atë kohë thoshte se është shpifje, tregonte disa formula të llogaritje të borxheve që vetëm ai dite t’i kamuflonte por e vërteta nuk mund të kamuflohet. Në duhet t’u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen vetëm me Naser Hafizin. Naser Hafizi është instrument i realizimit të skemës të korrupsionit të strukturuar që VV-ja ka vendos me apliku në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje Selmanaj tha se është i bindur që i përfshirë në këtë çështje është edhe kryeministri Albin Kurti.

“Unë jam i bindur që këtu është i përfshirë drejtpërdrejtë Albin Kurti. Nuk ka asnjë mundësi që Liburn Aliu dhe Naser Hafizi t’i bëjnë këto pa lejen e Albin Kurtit, sepse Albin Kuirti ka qenë i informuar nga sinjalizuesi me email se çka ka ndodh dhe pse po ndodh, dhe nuk ka ndërmarrë asnjë vendim. Ai veç ka dal me i mbrojt”, ka thënë ai.

Komento: