Driton Selmanaj ka kërkuar falje publike për deklaratat e tij të fundit.
Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj, ka kërkuar falje pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e të pagjeturve për të cilën kishe shumë reagime madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.
Selmanaj tha se kushdo që është ndjerë i fyer apo i lënduar i kërkon falje publike.
“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj .