Selmanaj kritikon VV-në për listën e kandidatëve për deputetë: Hajnat në burg, jo në zgjedhje

19:38 | 13 December 2024
selmanaj-kritikon-vv-ne-per-listen-e-kandidateve-per-deputete:-hajnat-ne-burg,-jo-ne-zgjedhje

Driton Selmanaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, duke theksuar se kjo parti në listë ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të cilët janë të akuzuar për vepra penale korruptive.

Ai ka kujtuar edhe sloganin e VV-së ‘‘Hajnat në burg’’, të cilin, deputeti Selmanaj ka thënë se kjo parti e ka harruar këtë slogan sapo ka ardh në pushtet.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje, në listën e dorëzuar për deputet ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të akuzuar për vepra penale korruptive dhe persona që janë duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit.

A ju kujtohet sllogani i tyre “Hajnat në burg”?!

Sapo erdhën në pushtet e harruan, madje gjatë gjithë mandatit 4 vjeçarë punuan kundër këtij sllogani.

Edhe para 4 vjetësh edhe sot ju them: Po po “HAJNAT NË BURG, E JO HAJNAT NË ZGJEDHJE”.

Komento: