Selmanaj: Marrëveshja e Washingtonit është historike, dëmtuesit e Republikës marrin fund më 9 shkurt

17:38 | 28 January 2025
selmanaj:-marreveshja-e-washingtonit-eshte-historike,-demtuesit-e-republikes-marrin-fund-me-9-shkurt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë vlerësim pozitiv për Marrëveshjen e Washingtonit në një intervistë për një media spanjolle.

Selmanaj ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit është historike dhe sipas tij “mashtruesit dhe dëmtuesit” e Republikës së Kosovës do të marrin fund më 9 shkurt 2025.

“E kemi thënë gjithmonë, Marrëveshja e Washingtonit është Marrëveshje historike për Kosovën.

Mashtruesit, dëmtuesit e Republikës, do marrin fund me 9 shkurt 2025!”, ka shkruar ai.

Komento: