Selmanaj: Nuk e kam marrë seriozisht kërkesën VV-në, normalisht që shkova sot në Kuvend

21:21 | 03 Dhjetor 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj thotë se nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e VV-së për dorëheqje e as paralajmërimet e tyre se nuk do ta lejojnë të marrë pjesë në seancat e Kyvendit.

Selmanaj tha se e konsideron të pabazë kërkesën e kësaj partie politike.

“Normalisht që as që e kam trajtu në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie sepse konsideroj që është kërkesë krejtësisht e pabazë, për motive të ulta politike dhe që nuk ka të bëj asgjë me të vërtetën realitetin dhe atë që unë e kam thënë. Në mungesë të kauzave të saj politike, Vetëvendosja ka vendosur të krijoj një kauzë që përfshinë pjesën më të ndjeshme të popullit të Kosovës që lidhet me të pagjeturit. Unë normalisht që shkova sot, sepse mendoj që tjera kohë kanë qenë situatat kur janë ndalu të zgjedhurit e popullit te futen në institucionin më të lartë përfaqësues”, tha Selmanaj në Rubikon.

Komento: