Selmanaj: Sot u dëshmua që kryeministri Kurti është kundër agjendës amerikane për Kosovën

15:44 | 06 August 2021

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se sot u dëshmuar që qeveria e kryeministrit Kurti është kundër agjendës amerikane për Kosovën.

Selmanaj ka thënë se mosvotimi i rezolutës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tregon që qeveria dhe shumica po vepron kundër agjendës strategjike për Kosovën.

“Për ata që ende kanë dilema që qeveria e LVV-së me kryeministrin Kurti janë kundër agjendes amerikane për Kosovën, sot u dëshmua edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka propozuar sot Kuvendit, Rezolutën me vetëm një pikë të vetme si në vijim: Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Qeverinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ëashingtonit të datës 4 shtator 2020, si dhe të përgatitë plan veprimi, i cili duhet të dërgohet për informim në Kuvend. Kjo Rezolutë mori mbështetjen vetëm të deputetëve të opozitës, votat e të cilëve ishin të pamjaftueshme për ta marrë miratimin e saj”, ka shkruar Selmanaj, raporton Express.

Tutje ai ka thënë se qasja e tillë është kundër interesave strategjike të Kosovës.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme edhe nga adminstrata e re e Presidentit Biden, për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje, Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend vendos që të sillet dhe veproj kundër kësaj agjende strategjike të shtetit tonë. Qasja e tillë është kundër Kosovës dhe kundër interesave strategjike për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës. Vetëm dhe vetëm në kordinim të ngushtë me SHBA-të, Kosova e ka të garantuar perspektivën dhe zhvillimin e saj. Rrugë tjetër nuk ka”, ka thënë ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar sot rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan.

Në mesin e deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje,.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Administrata Biden.

Komento: