Selmanaj: Taksa duhet të hiqet pasi po kërkojnë SHBA-të

18:04 | 02 Mars 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj thotë se taksa e ndaj Serbisë duhet të hiqet sepse atë po e kërkojnë SHBA-të.

Kjo sipas tij, duhet të ndodhte pikërisht pse po e kërkon ShBA-të.

“Kjo temë duhet të përfundojë, ky është një qëndrim personal që tarifa duhet hequr dje, jo nesër. Pikërisht për shkak të Amerikës”, tha ai.

Sipas tij, vendosja e tarifës ndaj Serbisë nuk ka pasur efektin e duhur.

“Me tarifën unë nuk jam i sigurt që kemi arritur me bindë Serbinë qoftë për çnjohje, qoftë për pretendime territoriale që i ka”, tha ai.

Komento: