Selvije Jao me fjalë prekëse për Shpatin: Kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh

19:26 | 01 Janar 2026

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka zgjedhur ta kujtojë atë në një nga netët më emocionuese të vitit – natën e ndërrimit të viteve – përmes një postimi prekës në InstaStory.

Me disa fjalë të thjeshta, por thellësisht të ndjera, ajo ka shprehur dhimbjen dhe mallin që vazhdon ta shoqërojë edhe pas ndarjes nga jeta të artistit.

“Zemra nuk njeh kalendar. Unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat”, ka shkruar ajo.

Ky mesazh ka prekur ndjekësit dhe admiruesit e çiftit, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe ngushëlluese, duke vlerësuar dashurinë dhe lidhjen e fortë që ata ndanin.

Kujtimi i Kasapit mbetet i gjallë jo vetëm përmes muzikës së tij, por edhe përmes fjalëve dhe ndjenjave që bashkëshortja e tij vazhdon të ndajë me publikun.

Nata e Vitit të Ri, që për shumëkënd simbolizon fillime të reja dhe shpresë, për Selvijen duket se ka qenë një moment reflektimi dhe mallëngjimi, duke treguar se humbja e një njeriu të dashur nuk njeh data festive apo kalendar – ajo jeton përditë në zemër. /Telegrafi

Komento: