Këshilltari i Ministrit Bytyqi, Valmir Gashi ka takuar mësuesit e diasporës.
Ai këtë takim e bëri në kuadër të seminarit me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Suedi, shkruan ORAinfo.
Gashi këtë e ka konsideruar si një kënaqësi të veҫantë për të.
Ai gjithashtu bëri edhe një falenderim për ta, në emër të Ministrit Bytyqi për gjithë kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm në fuksionin e ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë.
Ndër të tjera ai i ftoi ata që të jenë pjesë e Seminarit tashmë tradicional me mësuesit në diasporë.
Ndryshe, ky seminar këtë vit do të organizohet në qytetin e Prizrenit./ORAinfo/